Deputeti Eduart Ndocaj letër të hapur drejtuar Gramoz Ruçit

Letër e Hapur

Drejtuar: z. Gramoz Ruci, Kryetar i Grupit Parlamentar të PS
z. Taulant Balla, zv. Kryetar i Grupit Parlamentar të PS
znj. Lindita Nikolla, Koordinatore e PS për Qarkun Lezhë

Nga. Eduart Ndocaj, Deputet dhe anëtar i PS

Swiss Digital Desktop Reklama

Të nderuar kolegë, disa herë kam ngritur zërin për problematikat dhe mos funksionimin e PS në Lezhë.
Këto kritika i kam shprehur përmes opinioneve të mia. Këto opinione nuk janë personale, por të shumicës së socialistëve të thjeshtë në Lezhë që të pllakosur nga frika, heshtin e vetëm heshtin.
Heshtja e tyre nuk dëshmon se ato janë palë me kapjen e PS, por dëshmon mungesën e mbështetjes nga forumet kryesore të Partisë.
Sot, situata politike e PS në Lezhë është shumë me rëndë se sa mungesa e strukturave, por është shumë me rrezikshme për shkak se ajo është bërë monopol të njerëzve që nuk kanë problem të denigrojnë e të kërcënojnë këdo që kërkon të thotë të vërtetën dhe kërkon të ketë një Parti të fortë.
Nuk është hera e parë që denoncoj problematikat e PS, nuk është hera e parë që jam ofruar për të dhënë kontributin tim, përderisa jam lezhjanë, jam deputet i PS dhe për faktin se nga 2013, PS e njoh mirë duke qenë që shumë socialistë të thjeshtë i kam pasur bashkëpunëtorë e sot janë padrejtësisht në harresë.
Motivi i kësaj letre nuk është për të analizuar PS e Lezhë, por diçka tjetër më e rëndë. Pas kritikave të bëra prej meje, krejt normale në një vend demokratik, pasi përdora të gjitha rrugët politike brenda [youtube url=”video_url” width=”560″ height=”315″]forumeve, unë, Deputet i Grupit Parlamentar të PS, jam denigruar e kërcënuar nga njerëz që janë përfaqësues të institucioneve shtetërore, anëtarë të PS dhe që përfaqësojnë forumet drejtuese të PS në Lezhë.
Me konkretisht, unë jam denigruar e kërcënuar nga z. Altin Jaku, Prefekt në Detyrë dhe një figurë e rëndësishme e PS në Lezhë. Pra, një prefekt në detyrë kërcënon një Deputet. Kërkoj, që Partia Socialiste, Grupi Parlamentar i PS të marr masat disiplinore dhe jo vetëm kundrejt Altin Jakut.
Po ashtu, jam denigruar për shkak të detyrës, nga Ermal Pacaj, kryetar i FRESH dhe kandidat për Kryetar I PS-Lezhë. Madje, denigrimi I tij krejt personal kundrejt meje është publikuar edhe tek gazeta shqiptarja.com.Nuk e di nëse akoma ky mund të konsiderohet kandidat për Kryetar i PS-Lezhë. Kërkoj që Grupi Parlamentar i PS dhe forumet e larta drejtuese të PS të marr masa disiplinore dhe jo vetëm kundrejt këtij personi.
Beteja ime për një transparencë në PS-Lezhë sapo ka nisur dhe do të bëj të gjithë betejat politike e jo vetëm duke u nisur nga mbledhjet e Grupit Parlamentar të PS, në foltoren e Parlamentit dhe në media.
Është e tmerrshme dhe alarmante që një deputet i Grupit Parlamentar të PS, kërcënohet me jetë, për shkak të kritikave dhe të mendimit ndryshe.
Të gjithë e dinë situatën politike të PS në Lezhë, procesin zgjedhor, por kanë pranuar me kënaqësi të heshtin duke zbatuar parimin “larg portës time”.
Po ashtu kërkoj që Forumet e Larta Drejtuese të PS, Grupi Parlamentar i PS të mbajnë një qëndrim zyrtar në lidhje me kërcënimet “kanosje me jetë” dhe “ofezë” kundrejt meje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?