Deputeti gjerman: Do të punojmë fort që javën e ardhshme Shqipëria të nisë negociatat me BE

Lajme të mira ka nga Gjermania për çështjen e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Këtë të mërkurë, kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla mbajti një konferencë për shtyp me deputetin e Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviç. Deputeti shprehu keqardhjen se BE-ja kishte shansin tre javë më parë që t’i liberalizonte vizat Kosovës, si edhe t’i jepte një shtysë procesit integrues të Shqipërisë dhe RMV-së.

Ndër të tjera ai nënvizoi se qeveria e re e Olaf Scholz, do të punojë fort që vendi ynë të nisë negociatat me BE-në javën e ardhshme. Po ashtu Ahmetoviç shprehu angazhimin e tij për këtë proçes.

“Ne si qeveri e re e shohim Shqipërinë, si anëtar të BE-së. Para 3 javësh patëm një konferencë, duhet ta them që jam edhe vetë kritik. Kishim një shans historik t’i jepnim Kosovës liberalizimin e vizave dhe të ndihmonim Shqipërinë e RMV në rrugën e integrimit. Do punojmë që javën e ardhshme që Shqipëria të nisë negociatat. Keni edhe mbështetjen time personale për integrimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Për të përfaqësuar kompromisin e BE për të gjetur një zgjidhje për Shqipërinë dhe RMV”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?