Deputeti Helidon Bushati përplaset ashpër me Bashën: Po e ktheni partinë në objekt memesh
Deputeti demokrat Helidon Bushati është përplasur me kreun e PD Lulzim Basha në mbledhjen e sotme. Bëhet me dije se Bushati i është drejtuar Bashës se nuk e ka përmendur asnjëherë fjalën dorëheqje.
Ai i ka kërkuar kreut të PD të mos bëjë lojëra fjalësh. “Kryetar është fatkeqësi që sot nuk jemi në shesh së bashku me protestuesit por këtu duke u marrë me procedura partie.
Në vend që të jemi atje për të qarë hallet e popullit jemi këtu për të qarë hallet e karrigeve tona. Është rasti i parë në historinë tonë që kryetarit i kërkohet dorëheqja nga grupi i tij parlamentar.
Me qëndrim tuaj po ndihmoni ne agonizimin e partisë dhe po e bën partinë demokratike të kthehet në objekt memesh për lidhjen e pakuptueshme tuajën me karrigen. Nje drejtues qe ka humbur beteja dhe gara mund te fitoje betejen kryesore qe eshte beteja per dinjitetin e emrit te tij nepermjet doreheqjes.
Dorëheqje por duke ngelur pjesë e zgjidhjes se problemit. Sot jëmi ketu për për të degjur një dhe vetëm një gjë…DOREHËQJE. Kryetar sot ke mundësi të humbësh karrigen e të fitosh dinjitetin dhe respektin e demokratëve”, ka thënë ai.
KOHA JONË SONDAZH

