Deputeti i PD, Asllan Dogjani paraqitet në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Deputeti është në hetim pasuror.

“Kadastra, pasi është ndërruar drejtori ka anuluar legalizimin, kufizon për 99 vjet pronën. Vij në SPAK se denoncoj korrupsionin dhe ai mashtruesi vijon duke e përdorur pasurinë publike kopshtin dhe pjesën tjetër të pallatit. Kjo ka qenë pronare e këtij trualli dhe ia ka lejuar bashkisë ta bëjë kopsht publik.
Vendimi i Gjykatës, ku një nga pronarët, ka 100 mijë euro që i detyrohet që atëherë për t’ia dhënë. Një tjetër është larguar nga shtëpia dhe tani banon me qira.
Unë jam deputet. Nuk gjej zgjidhje sepse detyrohem se shteti im nuk reagon. Në një vend tjetër nëse një deputet denoncon duhet të ishte tundur shteti ose unë do të dënohesha për kallëzim të rremë”, ka thënë Dogjani para gazetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?