Deputeti i PD, Çollaku: Në 2025 ne jemi të humbur, vetë Berisha ia dha Kodin Zgjedhor, Ramës!

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku i pyetur se me çfarë motiv i kërkojnë qytetarëve që t’i bashkohen opozitës në protesta si ajo e 7 tetorit, tha se ai vijon të ndajë bindjen se Kodi i Ri zgjedhor ishte dorëzim i Partisë Demokratike përballë Ramës.

”Unë vazhdoj të them që marrëveshja, vota që bashkoi një pjesë e opozitës, sepse u nda disi me thikë sepse brenda opozitës ata që votuan kundra Kodit janë gati-gati më shumë se ata që votuan pro Kodit. Ka qenë një gabim jashtëzakonisht i rëndë strategjik. Ua kam thënë edhe kolegëve të mi”,-tha në A2cnn.

Në vijim Çollaku deklaroi se pasojat e kësaj marrëveshje, opozita do t’i shohë të konkretizuara në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, ku e pranoi se do të humbasin përballë mazhorancës aktuale.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Me përfitim zero, sepse opozita dha gjithçka. Dorëzoi luftën më të rëndësishme që duhet të bënte që ishte ajo beteja për koalicionet, e vetmja gjë që kishte interes opozita. Është një gabim që ende nuk e kam kuptuar në thelb pse ndodhi. Jam i bindur se ne të gjithë do ta pësojmë në 2025 sepse i kemi dhënë një avantazh të pamerituar kësaj opozite. Përtej kësaj mund t’iu numëroj dhe dhjetëra gabime të tjera që kemi bërë ne si opozitë në këto 3 vite”.- tha deputeti demokrat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?