Deputeti i PD-së: Droga në repartin ushtarak, skandal si në skenare filmash

“Në brendësi të repartit më elitar dhe më të sigurt të Republikës kultivohet, ruhet dhe paketohet me siguri të lartë drogë!

Zbulumi i parcelave me drogë në zonën e sigurisë së lartë të Zall Herrit, brenda repartit të ushtrisë është skandal i paimagjinueshëm dhe për skenaristët e filmave!

Fatkeqësisht, ky rast dëmton imazhin e ushtrisë tek partnerët përveçse tregon kalbëzimin në çdo qelizë të çdo strukture shtetëtore, rënien e çdo norme ligjore dhe morale dhe fundosjen e Republikës në parametra të padëgjuara as për kartelet e Amerikës Latine!

Swiss Digital Desktop Reklama

Modeli i krijuar nga rilindja që me paligjshmëri, krim, abuzime pasurohesh dhe ngjitesh në karrierrë ka vendosur në garë konkurrence çdo strukturë shtetëtore se kush bën abuzimet më të mëdha!

Swiss Digital Mobile Reklama

Përgjegjësia politike është e KM, zgjidhja për të luftuar krimin, për të ndërtuar shtet të së drejtës është largimi i qeverisë”, shkruan deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një postim në rrjetet sociale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?