Deputeti i PD-së, Këlliçi: Valdete Sala ose Vali Bizhga do të jenë kandidate për Presidente

Nga Lindita Kokoli-

Deputeti i PD-së Këlliçi u shpreh te Çim Peka Live se janë dy femra që Rama do të mund të kandidojë për Presidente.

Ai tha se në qarqet e PS është pranuar që kandidatet për presidente të vendit janë Valdete Sala dhe Vali Bizhga, të cilat kanë mbështetjen e kryeministrit Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dihet tashmë që presidenti i ri do të jetë një femër. Në mos Valdete Sala, Vali Bizhga apo ndonjë zonjë tjetër. E pranojnë në të gjitha qarqet edhe vetë PS”, tha Këlliçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy emrat e përmendur nga Belind Këlliçi nuk u mohuan nga socialisti Blendi Klosi.

Ky i fundit tha se presidenti i ardhshëm mund të zgjidhet me mbi 100 vota, ndërsa ftoi opozitën të bëhet pjesë e procesit.

Në të vertetë ajo që thuhet koridoreve të PS-së as që mund të besohet pasi vetëm Edi Rama e di, të tjerët hamendësojnë kot.

Por deputeti i PD i përmendi të dy emrat e zonjave, të cilat për hir të së vertetës janë kandidate dinjitoze.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?