Deputeti i PD-së proteston me një shportë ushqimesh në dorë para Parlamentit (FOTO)
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka gjetur një mënyrë të veçantë për të protestuar për rritjen e jashtëzakonshme të çmimeve të ushqimeve. Sula është shfaqur para Parlamentit, pak para nisjes së seancës, me një shportë ushqimesh në dorë.
Ai tha se këtë e ka bërë në shenjë sensibilizimi me ata qytetarë që nuk kanë mundësi që të paguajnë produktet e shportës, teksa i bëri thirrje qeverisë të indeksohen produktet ushqimore bazë.
“I bëj thirrje qeverisë, kryeministrit Rama t’i indeksojë çmimet. Kjo është situata katastrofike. Edhe protesta e djeshme është legjitime. Të gjithë kemi detyrën që të bëjmë aq sa kemi në dorë. Kaq kam mundësi, të ngre zërin, por të gjithë qytetarët duhet t’i bëjnë presion kësaj qeverie. I ka mundësitë reale qeveria të bëjë indeksimin e çmimeve. Kemi rastin e Maqedonisë së Veriut, e cila e ka zeruar TVSH-në për produktet e shportës. Ulet me 14% çmimi i produkteve të shportës që do të thotë se iu ngelen më shumë para në xhep qytetarëve”, deklaroi Sula për mediat.

KOHA JONË SONDAZH

