Deputeti i PD tregon momentet e tmerrit në Himarë: Skafet sipër koka të pushuesve, një rrezik i vazhdueshëm

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku thotë se ka qenë vetëm 20 metër larg vendit, ku një skaf i mori jetën një vajzë 7-vjeçare në plazhin e Potamit në Himarë.

Isha vetëm 20 metër larg vendit të ngjarjes. Ishte një ngjarje e tmerrshme, ai skaf ishte në breg të detit. Në pak sekonda copëtoi një vajzë 7 vjeçare.

Pasi ngarkoi në skafin e tij një grup njerëzish po largohej për të shkuar diku.

Ishte një situatë horror, tmerr. E papërshkueshme.

Është një protestë që duhet mbështetur. Patjetër do të përpiqem të jem. Ishte një ngjarje për shkak të papërgjegjshmërisë, për shkak të shkeljes së rregullave, skafet sipër kokave e pushuesve janë një rrezik jete për pushuesit.

Është një ngjarje e paralajmëruar. Në rast se masat nuk janë drastike rrezikon të ndodhë sërish. Ndalimi i këtyre mjeteve, duhet të ketë ndodhur. Duhet një masë urgjente sot që të shpëtojmë jetë. Mund të shkarkohen shumë njerëz, por nëse nuk merren masa rreziku ekziston.

Kjo zonë sot është e shkretuar, bizneset rrotull po mbyllen. Është ende një situatë e traumatizuar”, u shpreh deputeti për News24.

SHKARKO APP