Deputeti i PS flet ndryshe nga Rama: Nga sot President mund të zgjidhet edhe një deputet

Deputeti socialist Arben Pëllumbi, thotë se Presidenti i ri mund të dali edhe nga brenda radhëve të grupit parlamentar socialist, edhe pse kryeministri Edi Rama e ka përjashtuar këtë mundësi. Pëllumbi tregoi edhe hapat që do të ndjekë procesi deri në raundin e katërt. Ai tha se do të jetë Kryesia e PS ajo që do ta përcaktoj përfundimisht kandidatin.

“Ajo që do të ndodhë është që ne do t’i rikthehemi procesit që nisëm. Ne e nisëm duke mbledhur emra nga Grupi Parlamentar dhe qytetarët përmes adresës elektronike. Ne do të fillojmë prap procesin brenda vetes tonë për të gjetur emrat konkretë. Sigurisht që pjesa më e rëndësishme do të zhvillohet në grupin socialist Parlamentar.

Me siguri do të kemi një mbledhje Kryesie të PS-së, dhe më pas Konferenca e Kryetarëve do të vendosë për raundin e radhës. Secili nga ne është i lirë për të diskutuar dhe propozuar në Grup dhe në Kryesi që do të japë edhe verdiktin final.

Swiss Digital Desktop Reklama

Brenda deputetëve socialistë ka pasur qëndrime të ndryshme sa i përket kushtit që kandidati nuk duhet të jetë një nga deputetët. Ky kusht u vendos meqenëse u ftua opozita në bashkëbisedim dhe nuk donim që të paragjykohej mazhoranca sikur do të zgjidhte një nga deputetët. Opozita mund të propozojë ende edhe në raundin e katërt, mjafton ta propozojnë 20 firma deputetësh”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?