Deputeti i PS i bashkohet LSI

Gjetan Gjetani, i cili mori mandatin nën siglën e PS-së në zgjedhjet e kaluara i është bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim. Deputeti Gjetan Gjetani dje ka marrë pjesë në takimin e strukturave të LSI, të zhvilluar në qytetin e Lezhës.

Gjetani e fitoi mandatin e deputetit me siglën e Partisë Socialiste, por pas qendrimeve kritike ndaj strukturave lokale të selisë rozë, ai u përjashtua zyrtarisht nga Grupi Parlamentar i PS-së. Ai ka qendruar këto kohë në Kuvend si deputet i pavarur. Përjashtimi nga PS i deputetit erdhi pas deklaratave për policinë, të cilën e cilësoi si të paaftë e të korruptuar, nisur nga vrasjet e bujshme 2 vite me pare në Mamurras.

Përveç deputetit Gjetan Gjetani, në takimin e zhvilluar dje nga kryetarja e LSI-së ishin të pranishëm dhe shumë përfaqësues të tjerë të njohur të PS-së në Lezhë, të cilët janë larguar nga strukturat e PS-së.

Në aktivitetin e djeshëm të LSI-së, kanë rënë në sy dhe disa figura të tjera lokale të PS-së, të cilët e kanë braktisur këtë forcë politike për t’iu bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në takim ra në sy prania e Agustin Markut, ish-kreu i PS-së së Lezhës, po ashtu ish-kryetarit të PS-së së Shëngjinit, Zef Mosheqaj, dy figura me kontribut historik në degën e PS-së në këtë qytet.

SHKARKO APP