Deputeti i VV: Kryeministri Rama, oligark, është fatkeqësia e shqiptarëve
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, e quan kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, oligark pasi po ia dorëzon Shqipërinë mini-Schengenit të Vuçiçit.
Abazi shprehet se kjo po bëhet për ta realizuar ndarjen dhe izolimin e Kosovës.
Postimi i plotë i deputetit Abazi:
Olig-Rama është fatkeqësia e shqiptarëve, është termeti njerëzor që po i tund themelet e Shqipërisë dhe shqiptarëve në kohën kur zhvillimi dhe drejtimi i rrugëtimit tonë duhet të kishte vetem një destinacion. Rruga për Berlin, Bruksel, Londër dhe Washington DC nuk kalon nëpër Beograd. Fillimisht Rama u dorëzoi Shqipërinë oligarkëve dhe tani po ia dorëzon mini-Schengenit të Vuçiç për të realizuar ndarjen dhe izolimin e Kosovës, atë që Thaçi deshi ta bëjë por nuk u lejua. Kujt i kanë borxh ndarjen e Kosovës? Pse po i ngutet Ramës kaq fort ashtu siç i ngutej Thaçit dikur!
Ekziston vetem një Schengen dhe asnjë tjetër.