Deputeti, kolegut: Pse më sheh, apo të t’i pres veshët
Deputeti socialist, Sadri Abazi, është përfshirë në debat me disa deputetë të PD-së seancën e djeshme. Ai ke replikuar veçanërisht me Sherefedin Shehun, të cilit i ka thënë se do i presë veshët. Ja replikat:
***
Sadri Abazi – Sherefedin Shehut:
Çfarë ke që më sheh? Pse më shikon? Ti je komunist, unë jam socialist.
Sherefedin Shehu:
Çfarë ke ti zotëri? Kush të foli ty?
Mhill Fufi:
Çfarë halli ke?
Sadri Abazi:
Mos fol ti, se ti je badigard.
Sheferedin Shehu:
Ore, je në terezi ti?
Bedri Hoxha:
S’qenke mirë, Sadri.
Sadri Abazi:
Mos më shiko mua, se të fshij fare.
Sheferedin Shehu:
Këta lloj njerëzish përfaqëson ti.
Sadri Abazi:
Ej, t’i pres veshët unë, mos më fol mua ashtu.
KOHA JONË SONDAZH

