Deputeti Kosta, kundër anëtarësimit të detyrueshëm të biznesit në Dhomën e Tregtisë

Deputeti i Partisë Socialiste në Qarkun e Gjirokastrës, Vladimir Kosta ka kundërshtuar projektligjin për anëtarësimin e biznesit në Dhomat e Tregtisë. Në një koment në rrjetin sociale Facebook, Kosta shprehet se anëtarësimi i bizneseve në këto organizata duhet të mos jetë i detyrueshëm.

Ai del edhe kundër qëndrimi të deputetit Eduard Shalsi, i cili sipas Kostës ka mbajtur qëndrim arrogant kur deklaron se ka pyetur drejtuesit e dhomave të biznesit për këtë ligj. Sipas Kostës drejtuesit e biznesit e kanë kundërshtuar variantin e propozouar të ligjit.

Qëndrimi i plotë i deputetit Vladimir Kosta

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përshëndetje miqve të mi dhe të gjithë atyre bizneseve që janë të interesuar të dijnë për ligjin mbi dhomat e tregtisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kam qenë pjesë e kryesisë së dhomës në Tiranë , dhe meqë kam pak njohje për aktivitetin e dhomës, propozova në komision që anëtarësimi në dhomën e tregtisë, të mos jetë i detyrueshëm për bizneset e Shqipërisë.

Propozova në komision, të marrim pjesë , ne deputetët e këtij komisioni, në mbledhjet e shoqatave për të marrë mendimin e vet biznesmenëve nëse duhet apo jo anëtarësimi i detyrueshëm ?!

Eduard Shalsi sot në komision bëri sjelljen e një arroganti, prepotenti, të një mohuesi kur thotë se ka mbledhur grupet e interesit për tu marrë mendimin e tyre !

Ed Shalsi ; nuk është aspak e vërtetë që ju keni pyetur direkt biznesin, ashtu siç pretendon dhe gënjen ata 5 deputetët e komisionit.

Ti ke marrë mendimin e krerëve të dhomave dhe ata ta kanë kundërshtuar anëtarësimin e detyrueshëm.

Sapo e vertetova këtë fakt me drejtorin ekzekutiv të dhomës amerikane të tregtisë.

Dhe mendimi i tijë është kundër asaj që do të bëni ju.

Prandaj do të lutesha të gjesh rrugën e drejtë, që ju të mos diktoheni nga dikush me interesa personale”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?