Deputeti “shpërthen” ndaj Ramës: Do të përfundojë si miu! Po afron dita e çlirimit

Deputeti Lefter Maliqi përmes një postimi në rrjetet sociale e krahason Edi Ramën me disa nga diktatorët si Fidel Kastro, sadami, Enveri, Gedafi, Duçja, Hitleri apo Kim Jong Un.

Maliqi shkruan se janë e njëjta skuadër dhe do të kenë të njëjtin fund.

Sipas deputetit, dita e çlirimit po afron dhe shqiptarët do e shohin live nëntorin e 3-të.

Postimi i Lefter Maliqit

Nëntorin e parë dhe të dytë e kemi parë në film por Nëntorin e 3 do e shohim live, dita e çlirimit po afron. Si skuadër futbolli të një gjaku të zi me fund të njejtë.

1) Hitleri,

2)Duçja,

3)Stalini.

4)Pinoçeti,

5)Fidel Kastro,

6)Enveri,

7) Sadami,

8) Gedafi,

9) Bin Ali,

10)Kim Jongu,

11Beu i Surrelit.

Diktatori nëser mbledh Pleniumin e Partisë në rresht (Parlamentin) se do zgjas afatin e fatkeqësisë natyrore se i duhet për fushatën elektorale që ka filluar. Deputetët armiq të partisë vetëm 1 min mund të flasin. Piktorin aventurier e kishte marrë malli për kohën e diktaturës, të bunkierëve, kohën e etërve të vet (Shqipëria shkëmb graniti). Parrulla po zbatohet: Cthotë Beu i Surrelit bën populli, çthotë beu bënë shteti (ushtria, policia). Beu nga bunkeri urdhëron policin dhe ushtrinë të dalin në rrugë me blinda e autoblinda duke futur popullin e vet në panik, frikë e terror. Kufizimet e Epidemisë diktatorëve u japin kënaqësi dhe mendojnë vetëm të zgjasin masat kufizuese sepse mendojnë se kanë kontrollin e gjithçkaje. Me këtë rast duan të kontrollojnë edhe mendimet e njerëzve. Do krijojnë Policinë e mendimit, kush mendon ndryshe ndeshkohet, këtu e kanë fokusin, jo tek hallet e popullit, jo tek kriza ekonomike që ka hyrë në çdo familje e biznes. Ish-Deputeti i PS Namik Dokle ka thënë se : Diktaturat kafshojnë si qentë por përfundojnë si minjtë. Prandaj dhe beu i Surrelit, fundin e miut do ketë pavarësisht se i duket vetja thithlopë. S’ishte parë e dëgjuar një maniak pushteti me ligësi, mashtrim, babëzi si beu i Surrelit. I doli boja bashkë me Ertv-në e tij, bashkë me virusin të largojmë dhe virusin e Surrelit si e keqja më e madhe. Besoj që do jetë Nëntori i 3 për shqiptarët. Nentori i parë dhe i dytë u çliruam nga armiqtë e huaj, kurse ky nentor i 3 do çlirohemi nga Armiku i padukshëm dhe më i rrezikshëm që fshihet nëpër bunkierët e Surrelit në Dajt.

SHKARKO APP