Deputeti socialist shkon tek PAA-ja e Agron Dukës?
Dje Partia Agrare Ambientaliste, mbajti konvetën Kombëtare, ku shumë figura të politikës nuk munguar. PAA-ja, dje ishte mes dy kërkesave, të PS-së për t’u bashkuar dhe PD-së, e cila u shpreh se Duka është tashmë një opozitar.
Gazeta Panorama, shkruan se një deputet i PS-së, është drejt largimit nga partia, për t’iu bashkuar PAA-së, së Agron Dukës.
Është socialisti Vladimir Kosta, ai i cili është drejt bashkimit me agrarët e Dukës.
Mësohet se ai ka kërkuar të bëhet pjesë e saj ndërsa ka postuar në FB një vlerësim për konventën e Kombëtare të PAA-së: “Një pjesëmarrje e gjerë dhe dinjitoze në konventën VI të PAA-së” ka shkruar Kosta.
Deputeti i qarkut të Gjirokastrës muaj më parë ka deklaruar divorcin nga PS duke denoncuar raste influencash financiare dhe korruptive ndërkohë që PAA duket se ka marrë profilin e një partie të qendrës. Asaj i janë bashkuar figura të së majtës dhe të djathtës.
KOHA JONË SONDAZH

