Deputeti Xhaferaj denoncon fabrikën e gazit në Porto Romano: Minë me sahat edhe për 500 nxënës

Këtë të dielë krah banorëve të “Porto Romanos”, në lidhje me rrezikshmërinë që paraqet fabrika e gazit, u shpreh edhe deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj.

Ekzistencën e fabrikës, Xhaferaj e konsideroi shumë të rrezikshme ndërsa theksoi se do t’i kërkojë interpelancë Ministres së Mjedisit.

Gjatë muajve të fundit në këtë fabrikë kanë ndodhur disa shpërthime të fuqishme, duke krijuar panik të banorët. Fabrika është ngritur në një zonë të banuar, ndërsa pranë saj ndodhet edhe shkolla, ku mësojnë mbi 500 nxënës.

SHKARKO APP