Deputetit të PS i mungon Berisha: S’shtyhet. Paloka: Rama ta beri fjalimin?

Mungesa e ish-kryeministrit dhe ish-kreut të PD-së, Berisha në sallën e Kuvendit, teksa nisi seanca e radhës plenare duket se ka shqetësuar deputetin e PS-së, Artan Gaçi. Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, ai theksoi se “seancat pa të nuk shtyhen më”.

“Prej tre javësh Berisha mungon në Kuvend, nuk shtyhet më pa të, është rutinë”- ka theksuar ai, në fjalën e tij që ia kishte kushtuar të gjithën asaj që e ka quajtur katandisje e PD-së.

“Si tu katandis partia o Sali, i more nga hiçi i bëre politikanë, ministra u dhe prona, i bëre milionerë, u le selinë më të madhe në Evropë, u tërhoqe për ti hapur rrugë që të pavarësoheshin dhe për dy vjet shiko se ku përfundoi. Lideri bën mbledhje në kioska bastesh e sufllaqesh, si mund të pretendojë pushtet ai kur tubimin e ka me 50 vetë, aq sa kishte Saliu makina që e shoqëronin”- tha Gaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka ironizuar më tej me takimet e Bashës, duke thënë se nuk është i aftë të mbledhë njerëz.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Si u katandis partia o Sali, dridhet PD nga embrioni i partisë së Bojaxhiut, edhe grekët nuk të ndihmojnë dot më. Mbetën duke shpresuar a do bjerë ndonjë PD-ist, ose LSI-ist nga qielli, a e hapi Blushi partinë apo jo, a janë në humor Rama me Metën apo nuk janë. E keni mbushur grupin me socialistë të pakënaqur, ndonjë demokrat a do përfaqësoni. Ti je politikani më me eksperiencë në vend, ia ke dalë i vetëm kundër të gjithëve, tani ka filluar të ngjisë teoria se në 2017 do rimarrësh kontrollin mes Nishanit”- tha ai.

Sipas tij, mungesa është shqetësim, pasi “po na vini në gjumë qeverinë, më shumë oponencë po na bën Blushi se gjithë demokratët.  Tre parti të reja u hapën, mos hapen ndonjë e katërt dhe ju përzë në bllok nga kuvendi”- tha ai.

Pas tij ka reaguar kreu i grupit demokrat, Paloka

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka iu kunderpergjigj deputetit Artan Gace, duke e akuzuar se lexoi fjalimin qe sapo lexoi e kishte të përgatitur nga kryeministri Rama, që mesa duket e ka përgatitur pas dy fjalimeve të fundit ku gaboi ideologjikisht.

Paloka ironizoi reagimin e kryeministrit Rama ndaj Greqisë, duke thënë: ‘Rama të vijë këtu të deklarojë si do tua marrë Akropolin”.

“Doja vetëm ta uroja zotin Gace që sot arriti të lexojë rrjedhshëm fjalën e  kryetarit të tij Edi Rama, i cili u detyrua t’ia përgatisë këtë fjalim zotit Gace.

Zoti Rama këto fjalimet e dobëta nuk ka nevojë tua shpërndajë deputetëve. Le të vijë këtu Rama të deklarojë si do t’ua marrë Akropolin Greqisë dhe çdo gjë tjetër që i pjell mendja ditën e natën.

Sa për atë ku është katandisur PD, i vëmë në peshore ata që drejtojnë PD dhe PS, por kjo do kohën e vet.

Rama le ti mbajë vetë këto fjalime, të deklarojë si do i marri Akropolin Greqisë e të tjera ëndrra që i sheh natën.”- u shpreh Paloka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?