Deputetja Albana Vokshi poston foto me Manfred Weber, President i Partive Popullore Europiane

Deputetja e PD Albana Vokshi ka përshendetur sot, zgjedhjen e z. Manfred Weber si President i Partive Popullore Europiane. Vokshi e shkroi sot në Fb, në dy gjuhë, urimin e saj për fitoren e z. Weber.  “Congratulations to Manfred Weber, who has been elected EPP President with 447 votes! EPP times! – Urova z. Manfred Weber që u zgjodh President i PPE me 447 vota! Është koha e PPE!”- vlerësoi ajo.

Vokshi e kishte konsideruar me rëndësi, zgjedhjen me konsensus të Presidentit të ri të PPE një ditë më parë: “Në këtë mënyrë, PPE ka vendosur të bashkojë postin e Presidentit me atë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të saj në Parlamentin Europian”, theksoi deputetja e PD-së.

Mediat ndërkombëtare njoftojnë sot se Manfred Weber, i cili sapo u zgjodh President i Partisë Popullore Evropiane (EPP), tashmë drejton këtë grupim në Parlamentin Evropian, ku ka shumicën.

 

SHKARKO APP