Deputetja Dhimitri kundër shkarkimit të Metës: Hakmarrje, pasi nuk bën kompromis me krimin si qeveria

Deputetja Fatjona Dhimitri u shpreh kundër shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. Në fjalën e saj në Kuvend, ajo nuk i kurseu akuzat në drejtim të socialistëve ndërsa e cilësoi këtë nismë si një hakmarrje ndaj Presidentit Ilir Meta, i cili sipas saj, nuk bën kompromis me krimin siç bën qeveria.

”Dëshiroj ta nis diskutimin tim me një pyetje; a ka ky kuvend detyrën që të marrë vendim të tillë. Të ndërmerret një nismë shkarkimi ndaj kreut të shtetit vetëm se denoncoi shkëmbejnë e kulturës. Kjo shënon njollën më të errët të këtij vendi. Egërsia e sunduesit këtë vend të bekuar e sheh si çiflig të vet.

Dora juaj merr hak ndaj çdo kujt që nuk bën kompromis me krimin. Nëse tentohet e kundërta, tentohet t’i mbyllet goja. Pse u dashka gjykuar presidenti apo se në vend të denoncimit të masakrës zgjedhore të 25 prillit, të heshte. Pse u dashka gjykuar presidenti?

Apo se i hodhi drejtë nepotizmit në Shqipëri. Po lufta e bandave mike të qeverisë së përgjaku Elbasanin? Ngritët një Komision qesharak. Harroni që zhyten më shumë në paligjshmëri. Komisioni hetimor nuk mund të ngrihet 4 muaj para përfundimit të mandatit aktual. Historia do ju gjykoj. Kërcënimi është i vetmi që ushqen pushtetin tuaj. Fundi juaj është i afërt”, tha ajo.

SHKARKO APP