Deputetja e PD, Ina Zhupa, për Berishën: Askush nuk duhet përjashtuar

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka ndryshuar mendim pasi thotë se askush nuk duhet përjashtuar, kur u pyet nëse duhet që Sali Berisha të marrë pjesë nesër në mbledhjen e grupit parlamentar. Ajo theksoi se ka ardhur momenti që demokratët të ulen bashkë dhe të diskutojnë dhe pastaj të shkojnë drejt bashkimit.

”Propozimi im siç e cituat edhe ju është që ne duhet të ulemi me njëri-tjetrin të gjithë bashkë që janë 52 deputetë të dalë nga listat tona dhe 7 nga partitë aleate.

Gjithë ideja ime dhe gjithë propozimi im është se ne kemi nevojë të flasim dhe të gjejmë zgjidhje për të shkuar tek bashkimi. Unë mendoj se të dyja palët të ndalojnë një moment nga retorika që kanë përdorur deri tani dhe të mendojmë si një palë si PD.

Kjo nuk do të thotë që të zhbëjmë në moment çdo veprim, por ta diskutojmë nëse është vendimmarrje e duhur përjashtimi apo jo, zgjedhjet nëpër struktura, asgjë nuk duhet marrë si e mirëqenë pasi nuk ka pastaj formulë bashkimi”,-tha në ”Abcnews Albania”.

SHKARKO APP