Deputetja e PD-së paralajmëron: Nuk do të ketë Parlament pa…

Nga salla e seancave plenare, një tjetër deputete e opozitës paralajmëroi se nuk do të ketë normalitet kur asgjësohet parlamentarizmi dhe goditet Kushtetuta e vendit.

Lindita Metaliaj shkruan se karriget e Partisë Socialiste janë të vjedhura me paratë e krimit.

“Nuk mund të ketë normalitet kur asgjësohet parlamentarizmi!
Nuk mund te ketë normalitet kur shkelmohet Kushtetuta e vendit!
Karriget e Ps janë të vjedhura me paratë e krimit!
Parlament pa opozitën nuk ka e nuk do të ketë!
Beteja jonë është pa kthim!”, shkruan Metaliaj në një reagim në rrjetet sociale.

SHKARKO APP