Deputetja e PD-së: Shqipëria e fundit në Ballkan për të ardhurat për frymë

Nga Jorida Tabaku

Si janë familjet shqiptare sot? Pas 12 viteve të qeverisë socialiste a janë më mirë familjet shqiptare apo jo? Përgjigja është këtu! Të dhënat e EUROSTAT tregojnë që të ardhurat për frymë janë sa 40% e PBB-së, të fundit në Ballkanin Perëndimor. Të fundit në Europë dhe të pakrahasueshëm me askënd. Atëherë kjo rritje e madhe dhe ky propseritet i propagandës përse nuk përjetohet në xhepat e shqiptarëve? Përgjigja është tek vizioni qeverisë! Ndërkohë që kanë investuar në ndërtim dhe në llaç e tulla, me vizionin që kanë pasur për të mbështetur këtë sektor, ka rezultuar në zhvlerësim të Euros, në rënie të eksporteve me 16%, në zhvlerësim të produkteve Made in Albania që sot s’po dalin dot në tregjet ndërkombëtare dhe pothuajse në 175 mijë familje që janë në rrezik për punën e tyre. Ndërsa sektorët kryesorë dhe prioritetet kryesore janë lënë në harresë. Sot, bujqësia është në tre vite të njëpasnjëshme në rënie. Pse nuk po reflektohet kjo rritje e madhe në turizëm në gjithë sektorin, në zinxhirin e vlerës të 300 mijë fermerëve shqiptarë? Pse në pikun e turizmit bie konsumi me 0.53%? pikërisht prej pabarazisë së krijuar, informalitetit e prej sistemit të ngritur, prej sistemit korruptiv të ngritur, që nuk promovon me të vërtetë ato që punojnë, por promovon ato modele e raste që nuk japin mbrapsht në ekonomi. Këtë duhet ta luftojmë!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?