Deputetja e PS: Ju rrëfej mesazhin kërcënues nga Roshi për Blushin
Deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza, Hafizi ka reaguar sot në lidhje me denoncimin e hapur që bëri socialisti Ben Blushi për një mesazh të ardhur në telefonin e tij nga kreu i bashkisë së Kavajës.
Ajo ka qenë dëshmitare në momentin kur mesazhi ka mbërritur në adresë të Blushit. Ja si e rrëfen deputetja socialiste këtë moment dhe kundërshtinë që ka për deklaratën e kreut të grupit të majtë parlamentar socialist, Gramoz Ruçin.
“Jam dëshmitare e çasteve të para të mbërritjes së sms së kryebashkiakut të Kavajës në telefonin e deputetit Blushi. Ishte një mesazh rrënqethës për nga guximi që të kërcënohet hapur një deputet, nga motivi politik i kërcënimit për shkak të detyrës së deputetit, nga fjalori i rëndë shokues.
Nuk kam pasur asnjë komunikim personal mes deputetit dhe kryebashkiakut, siç u pretendua nga kryetari i grupit parlamentar PS. Si nuk pyeti dikush nga pushteti se çfarë përmban ai mesazh? Si ka mundësi që dje në parlament dhe sot i gjithë pushteti po mbron kërcënuesin? Po nxisin kërcënime të tjera? Po inkurajojnë vazhdimin e dhunës?”, është shprehur Hafizi.
KOHA JONË SONDAZH

