Deputetja e PS-së, qëndrimi anti-check-up një krim. Deda: Projekti ka dështuar
Edhe pse u thirrur në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, mungesën e justifikoi se një ditë do të vij të raportojë, mbi pikëpyetjet me chech-up-in.
Mungesa e tij, u shoqërua me debate të ashpra mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. “Ministri është thirrur vetëm 1 ditë më parë”, janë shprehur deputetët e partisë socialiste.
Deputetja e PS-së, Klodiana Spahiu gjithashtu ka replikuar duke u shprehur se asnjë ministër shëndetësie nuk vjen në komision brenda 24 orëve. Kryetarja e Komisionit, deputetja e PD-së, Albana Vokshi, u shpreh se Beqaj është thirrur në Komision ditën e hënë.
Spahiu ka akuzuar gjithashtu Vokshin se po bën një krim, kur këmbëngul për mosrealizimin e chec-up-it. “Ti po bën një krim. Je e vetmja që po kundërshton check-up-in. Do të mbash përgjegjësi për këtë”, është shprehur Spahiu.
Nga na tjetër, deputetja e Lezhës, Albina Deda deklaroi se disponon të dhëna se në qarkun ku ajo është deputete, vetëm 30% e njerëzve e kanë bërë check-up-in. Kjo tha Deda është tregues i qartë i dështimi.
KOHA JONË SONDAZH

