Deputetja Ina Zhupa: Me PD marrin fund koncesionet në trashëgiminë kulturore

Deputetja Ina Zhupa: Me PD marrin fund koncesionet në trashëgiminë kulturore. Ndjekim standartet e UNESCO, mbrojmë identitetin dhe historinë.

Deklarata e plotë e deputetes Ina Zhupa

Ndodhem në qytetin antik të Butrintit, një betejë disa vjeçare e Partisë Demokratike për të mbrojtur identitetin, historinë e shqiptarëve.

Jam këtu për të garantuar çdo shqiptar, që pas fitores së 11 majit, Partia Demokratike garanton që do të marrë fund praktika e koncesioneve në trashëgiminë kulturore.

Nuk ka më asnjë privat që do të vër duart në identitetin dhe historinë e shqiptarëve.

Ne do ta mbrojmë historinë dhe identitetin me cdo kusht.

Ne do të bëjmë gjithçka, që Butrinti po dhe çdo site tjetër i trashëgimisë kulturore, të zbatojë standartet më të larta të UNESCO-s dhe UNESCO të jetë guida dhe partneri jonë më i rëndësishëm.

Të gjitha fondacionet, të gjitha organizatat të kenë mundësi të japin donacione, të monitorojnë paratë e tyre, por asnjëra, asnjëherë, nuk mund të shtij në dorë pasurinë kombëtare të qytetarëve shqiptar.

Ne jemi krenar për historinë tonë, për identitetin tonë, dhe do të bëjmë gjithçka që ta lartësojmë dhe ta mbrojmë atë.

Ne jemi shqiptar dhe Shqipëria është detyrimi që I kemi fëmijëve tanë për ta mbrojtur dhe për ta lartësuar.

SHKARKO APP