Deputetja Ina Zhupa në ceremoninë e betimit të Presidentit: Begaj do të dekretojë dhe qeverinë e PD-së

Dy deputetë të Partisë Demokratike nga grupimi i Sali Berishës, nuk i janë bindur vendimit duke marrë pjesë në ceremoninë e Presidentit të ri, Bajram Begaj në Kuvend. Bujar Leskaj dhe Ina Zhupa ishin deputetët nga grupimi i Berishës që ishin prezentë në Kuvend.

Deputetja Zhupa, për gazetarët nga jashtë sallës së Kuvendit, tha se procesi i zgjedhjes së Presidentit ishte i njëanshëm, por nuk donte që ta paragjykonte Bajram Begajn në ditën që betohej. Për të vendimi për pjesëmarrjen është personal dhe se Berisha është në dijeni.

“Procesi i zgjedhjes së presidentit ishte i njëanshëm. U nis dhe u mbyll në Kryesinë e PS, ndryshe nga ç’e meritonte procesi. Ishte i kapur dhe i kontrolluar nga mazhoranca. Megjithatë, mendoj se nuk duhej ta paragjykoja Presidentin që sot betohej. Shpresoj të jetë në lartësinë që kërkon pozicioni dhe do të jetë mbi palët. E kisha si detyrë edhe si deputete që të respektoja Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Jam e bindur që Bajram Begaj do të dekretojë edhe qeverinë e PD-së. Berisha është në dije të prezencës time sot këtu”.- theksoi deputetja e PD.

SHKARKO APP