Deputetja italiane: Të fundosim anijet siç bëmë me Shqipërinë
Një ditë pas tragjedisë në Mesdhe ku në kanalin e Siçilisë anija me emigrantë u mbyt dhe viktimat mund të numërohen deri në 900, Daniela Santanché deputetja e Forca Italia, dhe krahu i djathtë i Berluskonit deklaron në një intervistë për Sky TG 24:Duhet të fundosim anijet siç bëmë me Shqipërinë”
Daniela Santanche deklaron “Duhet të mbysim anijet në nisje siç bëmë me Shqipërinë vite më parë. Nuk ka zgjidhje tjetër. Më mirë një akt lufte sesa të humbësh luftën” shkruajnë sot mediat italiane.
Deputetja e Partisë së Berluskonit në opozitë tha se kjo është e vetmja zgjidhje: “Është tragjedia më e madhe për qeverinë italiane.
Trekëndëshi Renzi- Alfano e Boldrini kanë sjellë këtë katastrofë. E vetmja zgjidhje është se aeronautika italiane dhe marina ushtarake duhet të vihen menjëherë në punë për të mbytur barkat gati të niseshin siç ka ndodhur në të kaluarën me Shqipërinë, dhe menjëherë të ngrenë qendra pritjeje në brigjet afrikane”.
Një deklaratë e tillë pritet të ngjallë indinjata.
KOHA JONË SONDAZH

