Deputetja Sorina Koti: Hera e parë që dera e PD mbyllet, mendova se ishte shaka
Deputetja e PD-së, Sorina Koti, mbështetëse e ”Foltores” nuk u lejua për hynte në selinë e PD, bashkë me deputetët e Komisionit të Rithemelimit të PD. Paçka pretendimit për rikonstruksion të godinës nga administrata, ajo thotë se kjo situatë është e paprecedentë.
”Sot menduam të shkonim në seli. Është shtëpia jonë dhe e të gjithëve. E gjetëm veten të papërgatitur se nuk menduam që dyert e partisë tonë do të ishin të mbyllura. Ultimatumi në parim do të thotë që të respektohet vendimi i marrë nga anëtarësia.
Kur demokratët vendosin për diçka jemi të detyruar që ta respektojmë. Ishte hera e parë që dera e partisë ishte e mbyllur. Mendova se ishte një shaka, por jo dyert ishin mbyllur. Të hyje brenda në zyrën e PD duhej leje!”- theksoi deputetja e PD.