Deputetja Mimi Kodheli tregon dëshirat e fshehta dhe pengun: Ja kujt nuk i kam thënë mjaftueshëm “të dua“
Deputetja Mimi Kodheli ka folur si rrallë herë për dëshirat e saj të fshehta. Gjatë një intervistë për ”Wake Up”, Kodheli rrëfeu se në një jetë tjetër do të ishte gazetare apo rock star.
Ish-ministrja e Mbrojtjes tregoi se në periudhën kur duhej të zgjidhte profesionin e saj, fakulteti i gazetarisë ishte i mbyllur ndaj zgjodhi degën e Financës.
Ndërsa u shpreh se i pëlqente edhe rroku por për shkak të sistemit të asaj kohe nuk guxonte ta shprehte këtë dëshirë.
“Kam pasur dëshirën të bëhem gazetare, babai im ka qenë një penë e mirë, shpeshherë shkruante me emrin e tij dhe ndonjëherë me pseudonim për shkak të sistemit të asaj kohe. Pastaj në ato vite fakulteti i gazetarisë ishte i mbyllur dhe për pasojë isha shumë indiferente se cfarë do të bëja në jetë më pas. E rëndësishme është që kur detyrat i merr seriozisht i bën mirë. Nga gazetaria tek financieria ka një diferencë të madhe në fusha por kam qenë e re, me vullnet të fortë dhe ia kam dalë mbanë.
Gjithashtu dëshira ime tjetër ka qenë të isha rock star. Në atë kohë të kisha këto ide, nuk mundeshe, duhet të kishe shumë guxim por ashtu me kintaret e shtrembta dhe gjuhët që dinim, disa të mësuara në shkollë dhe disa tinëz, ne mbërrinim të kishim njohuri të mira rreth muzikës, qoftë edhe të rrokut. Në jetën tjetër do isha Rockstar. Babai im ishte një njohës i mirë i gjuhës klasike ndaj emri im është Mimi,”– rrëfeu deputetja socialiste.
Mimi Kodheli tha gjatë intervistës së pishmani i saj në jetë është se nuk i ka thënë mjaftueshëm “të dua” të atit, i cili është larguar herët nga jeta.
“Ngaqë babi im është larguar herët nga jeta nuk i kam thënë mjaftueshëm sa e dua. edhe mamasë sime që është Akoma në jetë, ndoshta nuk i them mjaftueshëm sa e dua. E dua më shumë se cdo gjë në botë, janë shumë të shtrenjtë prindërit, respektojni dhe duajini që të mos iu ngel pishman,”- përfundoi ajo.