Deputetja nesër në shesh krah Presidentit: Manifestim madhështor mbarëkombëtar
Deputetja Suzana Topi, nesër do të jetë në shesh, duke i’u përgjigjur pro ftestës së Presidentit Ilir Meta për manifestimin e 2 marsit. Përmes një mesazhi të publikuar në rrjete sociale, ajo thotë se kushtetuta është marrëveshja për “mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”. Thirrja e saj është që të gjithë të bëhemi bashkë në manifestim madhështor mbarëkombëtar. “Të dashur miq! Ju ftoj në 2 mars në manifestin madhështor mbarëkombëtar me flamujt kuqezi në përgjigje së thirrjes të Presidentit të Republikës si sovran i unitetit Kombëtar. Vetëm së bashku mund të bëjmë ndryshimin e madh! Ta këthejmë Shqipërinë në shtëpinë e gjithë shqiptarëve”.
Postimi i plotë
Të mbrosh Kushtetutën themelin e demokracisë, është nder dhe privilegj për çdo shqiptar. Kushtetuta është marrëveshja për “mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”.
2 marsi është një ditë e rëndësishme për demokracinë dhe do të bashkojë të gjithē shqiptarët pa dallime partiake, studentë, artistë, mjekë, mësues “le të behemi të gjithë bashkë në mbrojte të Kushtetutës dhe ligjit”.
Të dashur miq! Ju ftoj në 2 mars në manifestin madhështor mbarëkombëtar me flamujt kuqezi në përgjigje së thirrjes të Presidentit të Republikes si sovran i unitetit Kombetar!
Vetëm së bashku mund të bëjmë ndryshimin e madh! Ta këthejmë Shqipërinë në shtëpinë e gjithë shqiptarëve!
Lexoni edhe
https://arkiva.kohajone.com/presidenti-meta-publikon-videon-e-30-viteve-me-pare-perballja-finale-me-diktaturen/
https://arkiva.kohajone.com/ballist-morina-neser-ne-shesh-krah-presidentit-meta-ja-thirrja-qe-ben/
https://arkiva.kohajone.com/kampioni-i-boksit-nga-gjermania-neser-ne-shesh-meta-pa-doreza-manifestimi-eshte-paqesor/
https://arkiva.kohajone.com/legjenda-e-vllaznise-neser-krah-presidentit-meta-jam-i-verber-por-zemra-me-rreh-fort-video/
https://arkiva.kohajone.com/ish-ministri-i-ps-rama-kerkon-shfarosjen-e-kombit-te-dalim-me-2-mars-per-shqiperine/
https://arkiva.kohajone.com/maliqi-2-marsi-dita-e-bardhe-e-uraganit-me-te-madh-popullor/