Deputetja Pampuri: Rama do ikë shumë shpejt! Pa fakte i qëndroj larg çdo akuze ndaj Kim

Deputetja e PD-së Orjola Pampuri teksa flet për dosjen ”Mcgonigal”, thotë se kryeministri Edi Rama duhej të ishte dorëhequr për këtë skandal, si dhe për shumë të tjerë duke përmendur dhe inceneratorët. E pyetur për dyshimet e Berishës ndaj ambasadores Yuri Kim në lidhje me këtë çështje, Pampuri theksoi se pa fakte i qëndron larg çdo akuze.

”Kjo situatë nga skandali me Mcgonigal, duhet të heshtim dhe t’ia lënë drejtësisë dhe e dyta besoj që është një skandalet më të mëdha, që nuk meritonte të ishte mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Nuk kishte ndodhur që një kryeministër të përfshihej në një marrëdhënie të tillë me një agjent, për të goditur lidershipin e atëhershëm të opozitës. Përmendet 14 herë emri i kryeministrit, dhe një herë të përmendej.

Në një vend ku duhet të kishte një kryeministër normal duhet të kishte dorëheqje, dorëheqje pas skandalit të inceneratorëve. Parimet e një morali të politikani me këtë qeveri kanë rënë dhe e vetmja mundësi të ndëshkohet është të flasë drejtësia. Ne kemi kërkuar drejtësi të paanshme, tani më me mbështetjen e SHBA besoj se do të kemi drejtësi të drejtë dhe të paanshme. Rama duhet të flasë, të përgjigjet për ato që ka për të thënë. Rama dihet të ishte dorëhequr.

Padiskutim që po. Takimet me një agjent të FBI-së, paratë që i drejtohet agjentit dhe nuk transparencë, janë precedent që ndaj Ramës të nisin hetimet. Largimi i Ramës dhe qeverisë së tij që e kemi denoncuar, të gjithë korrupsionin që ka kjo qeveri janë precedent që të kërkojmë largimin e Ramës. Protestat janë të rëndësishme në një vend demokratik dhe tregon që demokracia funksionin, por në fund është vota. Kjo ngjarje e ka dobësuar Ramën”,-tha në ”MCN TV”.

SHKARKO APP