Deputetja Silva Caka: Pas 20 vjetësh nuk dua të jem si Jozefina Topalli!

Shumica e burrave deputetë në Kuvend kanë një emërues të përbashkët: Fjalorin e pahijshëm! Kritika dhe këshilla ime në këtë kontekst, besoj është e kuptueshme: Bëhuni të denjë për funksionin dhe përgjegjësinë që iu është besuar,” shprehet në një intervistë deputetja e LSI, Silva Caka.

Ajo thotë se nuk do donte të bëhet si Jozefina Topalli, por preferon shpirtin luftarak të Monika Kryemadhit.

E pyetur se kë do të zgjidhte mes Jozefina Topallit dhe Arta Dades, Silva Caka thotë: “Të dy zonjat janë për t’u vlerësuar përsa i përket arritjeve në politikë. Ndërsa përsa i përket karakterit dhe personalitetit, zonja Topalli është shembulli i pastër i asaj që nuk dua të jem pas 20 vitesh, pasi në këtë pikë kam preferuar të kem shembuj të tjerë dhe nëse do më duhet të zgjidhja, atëherë do të preferoja të kisha shpirtin luftarak të zonjës Kryemadhi dhe elegancën që karakterizon zonjën Dade, sigurisht duke zhvilluar edhe elementë të profilit vetjak, i cili shpresoj pas 20 vitesh të jetë frymëzim dhe shembull i mirë për t’u ndjekur nga vajzat e tjera të reja, që do duan të bëhen politikane”.

SHKARKO APP