Deputetja Suzana Topi: Vendimi im është në unision me atë të SHBA-BE

Pas sulmit nga Myslim Murrizi ndaj kolegëve deputetë që deklaruan se do ta votojnë Marrëveshjen, ka reaguar deputetja Suzana topi:

“Marr shkas nga reagimi i kolegut deputet Z. Myslim Murrizi ,sipas së cilës ne që do votojmë pro marrëveshjes së 5 qershorit qenkemi pisa… Dua ti them se asgjë nuk më bën pis nga fjalët e tua Z. Murrizi. Unë nuk kam qenë pjese e asnjë pazari politik në kafenetë e parlamentit për të votuar apo rrëzuar ligje në kundërshtim me kushtetutën dhe interesin publik. Unë nuk kam qenë pjesë e asnjë grupi parlamentar dhe nuk kam firmosur asnjë marrëveshje me ju. Sigurisht dua të shpreh edhe njëherë qëndrimin tim pro marrëveshjes së 5 qershorit e firmosur nga të gjithë aktorët politikë brenda dhe jashtë parlamentit ,dhe dua te siguroj kolegun se qëndrimet e mia janë në unison me qëndrimet e opozitës së bashkuar, SHBA dhe BE”,- shkruan Suzana Topi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?