Deputetja Topi: Rama po e çon vendin në konflikt civil. Kuvendi duhet shpërndarë

Deputetja Suzana Topi, në fjalën e saj në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, tha se kryeministri Edi Rama sot krijoi një krizë të madhe dhe po e çon vendin në konflikt civil. Nga ana tjetër, teksa ka thënë se nuk do ti votojë ndryshimet Kushtetuese, thotë se Kuvendi duhet të shpërndahet. ”Kërkesa e heqjes së koalicioneve parazgjedhore është e iniciuar nga ju dhe këtë e ka kuptuar gjithkush në këtē vend sepse i friksoheni zgjedhjeve në një kohë që të gjitha pushtetet janë të kapura nga oligarkët, bandat dhe krimi ku pjesa më e madhe e këtyre pseudoparlamentarëve është shtojca e Rilindjes dhe kanë votuar ligje në dëm të interesit publik dhe nëse sot ata votojnë ndryshimet kushtetuese të njëanëshme atëherë ky parlament i kapur duhet shpërndarë”.

Fjala e plotë

Rilindja e krimit dhe e drogës sot vrau marrëveshjet e 14 janarit dhe 5 qershorit të dakortësuara në Këshillin Politik, sot ju vratë demokracinë dhe po prodhoni destabilitet, duke krijuar një krizē të madhe politike dhe po e çoni vendin në një konflikt civil. Ndryshimet e njëanëshme të Kushtetutës dhe kodit zgjedhor, minojnë elementët thelbësorë të sistemit zgjedhor që impaktojnē ndryshimin e njëanëshëme të rregullave themelore të garrës me imakt edhe në rezultatin zgjedhor.

Në emêr të hapjes së pjesëshme të listave po hiqni koalicionet parazgjedhore dhe shpërndarjen e mandateve duke prishur formulën vetëm për të favorizuar veten tuaj për një mandat të tretë. Ju po ndërhyni në ketë proçes shumë të rëndësishëm dhe po sakrifikoni çdo gjē për mbajtjen e pushtetit. Ky është një puç që ju i bëni kushtetues. Ndryshimet e njëanshme hartuar dhe miratur nga ju, pa dakortësinë dhe gjithpërfshirjen e opozitës së bashkuar si dhe tē ekspertēve ndërkombëtarë janë një dhunim flagrant i Kushtetutēs duke cënuar dhe rekomandimet e OSBE ODHIR dhe komisionit te Venecias.

Kërkesa e heqjes së koalicioneve parazgjedhore është e iniciuar nga ju dhe këtë e ka kuptuar gjithkush në këtē vend sepse i friksoheni zgjedhjeve në një kohe që të gjitha pushtetet janë të kapura nga oligarkët, bandat dhe krimi ku pjesa më e madhe e këtyre pseudoparlamentarëve është shtojca e rilindjes dhe kanë votuar ligje në dëm të interesit publik dhe nëse sot ata votojnë ndryshimet kushtetuese të njëanëshme atëherë ky parlament i kapur duhet shperndarë.

Ndaj dua ti drejtohem kolegëve deputetë të opozites.

-Mos lejoni të përdoret pushteti i votës tuaj për interesat e maxhaorancës dhe pushtetit të tyre !
-Ata nuk pranuan propozimin e opozitës të bashkuar pë hapjen 100% të listave. A nuk është kjo kauza e opozitës parlamentare?
-Tregojeni veten qē nuk jeni të kapur,të përdor dhe të joshur me privilegjet e pushtetit.
Fatet e vêndit janë në rrezik nga ky Kryeminister i papërgjegjshëm që për interes të pushtetit thyen besimin e ndërkombëtarêve që u investuan në këtë proces duke minuar të ardhmen Europiane të Shqiperisë.

SHKARKO APP