Deputetja Topi: Teatri me aktorë për shkarkimin e Presidentit mori fund

Deputetja Suzana Topi në seancën e kësaj të hëne në Kuvend, ku u miratua raporti i Komisionit të Posaçëm të ngritur nga shumica socialiste për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, por që doli në përfundimin që presidenti nuk duhej shkarkuar, tha se pas një maratone 1-vjeçare, teatri me aktorë mori fund.

”Komisioni Hetimor i ngritur rezultoi një tymnajë dhe një show, ku qëllimi i vetëm ishte destabilizimi politik për kapjen e gjykatës Kushtetuese”.

Nga ana tjetër, deputetja shtroi pyetjen se çfarë mund të presim nga kjo qeveri nga ky parlament nga këto lojra të pista. ”Kjo lojë e dëshpëruar që shpesh herë ndryshon taktikë duke pasur mbështetjen e shtojcave opozitarët në parlament nuk mund ta marrë peng Shqipërinē. Shqipëria e ka vendin në Europën e Bashkuar”.

Pjesë nga fjala në Kuvend

Pas një maratone të gjatë një vjeçare, teatri me aktorë të spikatur të renditur në podiumin e komisionit farsë hetimor për shkarkimin e Presidentit mori fund! 1 vit më parë 55 deputetë të maxhorancēs parlamentare akuzuan Presidentin e Republikes, Ilir Meta se kishte shkelur kushtetutën ligjin themeltar të shtetit, madje shkuan edhe më larg duke thënë e stërthënë se Presidenti nuk duhet të rijë asnjë ditë të vetme pas zhdekretimit të votimeve moniste të 30 qershorit.

Marrëzia shkoi deri aty sa me daljet e tyre deklaronin se Ilir Meta do të bëhej shembull si Presidenti i parë që do shkarkohej nga parlamenti për shkelje të rënda kushtetuese. Edhe Rama mbajti një fjalim të gjatë në ketë foltore dhe dukej qartë se kishte nisur një betejë për shkarkimin e Presidentit.

Maxhoranca i kishte bërë llogaritë mirë me opozitën parlamentare që sa herë i nevoitet një shumicë votash aq herë i merr. Një bashkëpunim i shkëlqyer kordinues që fillon në kafenetë e parlamentit, duke bërë pazare votash dhe mbaron me votimin në sallën e parlamentit. U përpoqën, u përpëlitēn me të gjitha mënyrat, u investuan fuqishëm me një mori dokumentash, për të baltosur figuren e Presidentit por ishte Komisioni i Venecias që i vuri vulën dhe ja perplasi në fytyrë të vërtetën ,duke i dhënē të drejtë sovranit të unitetit kombëtar dhe mrojtësit të Kushtetutës z.Meta.

Komisioni Hetimor i ngritur rezultoi një tymnajë dhe një show, ku qëllimi i vetëm ishte destabilizimi politik për kapjen e gjykatës Kushtetuese. E çfarë mund të presim nga kjo qeveri nga ky parlament nga këto lojra të pista, shpesh herë edhe ofensive për të vetmen arsye se tmerrohen nga zgjedhjet dhe humbja e pushtetit. Kjo lojë e dëshpëruar që shpesh herë ndryshon taktikë duke pasur mbështetjen e shtojcave opozitaret në parlament nuk mund ta marrë peng Shqipërinē. Shqipëria e ka vëndin në Europën e Bashkuar!

SHKARKO APP