Deputetja Vokshi: Akoma po paguajmë kostot e bashkëqeverisjes me LSI-në
Në një intervistë për një të përditshme deputetja e Partisë Demokratike, dhe kryetarja e LDGSH-së, Albana Vokshi ka komentuar zgjedhjet e 21 qershorit, çfarë nuk funksionoi mirë, ku duhet mbështetur analiza, a duhet një koalicion i dytë me LSI-në si dhe jep një këndvështrim të saj për deklaratën e Topallit se, “ky regjim duhet përmbysur”.
Vokshi shprehet se:
“Kryetari Basha e ka bërë të qartë qëndrimin e tij dhe të PD-së në raport me LSI-në. Humbja e zgjedhjeve të fundit ka prodhuar si emergjencë një qëndrim përfundimtar, të kthjellët, në raport me frontin e LSI-së. Janë jo të pakta kostot politike, që ne si PD mbajmë në elektorat madje dhe tek anëtarët tanë, nga bashkëqeverisja me LSI-në në katër vite në qeverinë tonë…”