Dera ishte e mbyllur? Kuvendi shpjegon incidentin me Fredi Belerin
Kuvendi i Shqipërisë ka përgënjështruar lajmin e përhapur në media se eurodeputetit Fredi Belerit i është mbyllur dera e Kuvendit. Në deklaratën e dërguar nga zyra e shtypit e këtij institucioni, thuhet se europarlamentari Beleri ka mbërritur në Kuvend në orën 11:10 dhe ka hyrë nga dera e pritjeve protokollare për t’u bashkuar me kolegët e tij në takimin që po zhvillohej. Kuvendi sqaron se çdo version tjetër që i është servirur publikut është i gënjeshtërt.
Njoftimi
Për të sqaruar lajmin e rremë të përhapur nga burime jodashamirëse lidhur me “mbylljen e derës” së eurodeputetit Fredi Beleris, informojmë opinionin publik si vijon:
Delegacioni i Parlamentit Europian ka mbërritur në Kuvend në orën 10:30 dhe është pritur nga Protokolli i Kuvendit për të zhvilluar takimet me përfaqësues të grupeve parlamentare sipas programit të dakortësuar.
Europarlamentari Beleris ka mbërritur në Kuvend në orën 11:10 dhe ka hyrë nga dera e pritjeve protokollare për t’u bashkuar me kolegët e tij në takimin që po zhvillohej.
Çdo version tjetër që i është servirur publikut është i gënjeshtërt.