Dëshmia e dhëndrit të Qazim Sejdinit: Nuk mbaj mend pse e vrava, ishim miq

Është zbardhur dëshmia e njërit prej të arrestuarve për vrasjen makabre të të riut Florian Lamçe, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në Elbasan.

“BalkanWeb” zbardh dëshminë e dhëndrit të Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari, që u arrestua një ditë më parë, si njëri prej autorëve të krimit.

Ai është marrë në pyetje mëngjesin e sotëm, pasi më herët matjet e testit të alkoolit tregonin se ai ishte i dehur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në dëshminë e tij, Sanxhaktari ka thënë para policisë se Florin e kishte shok dhe se pasi kanë pirë bashkë nuk e mban mend si ka nisur debati.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Florin e kam shok. U takuam pasdite dhe kemi qenë në disa lokale. Në darkë u ulëm me Adrianon dhe me Florianin tek lokal Piazza dhe kemi pirë shumë pije të ndryshme. Nuk e kujtoj as si nisi debati dhe as pse më qëlloi dhe e qëllova. Jam i shokuar. Nuk e di si ka ndodhur. Ne jemi miq”, mësohet të ketë thënë ai./ Syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?