Dëshmitë nga Kakavija: Turp për këtë qeveri! Kemi ecur 10 km në këmbë, kemi gjithë natën këtu

Situata me radhët e shqiptarëve në Kakavijë sa vjen dhe rëndohet. Qytetarët që kanë orë që udhëtojnë drejt pikët kufitare thanë për “Top Channel” se janë lënë më mëshirë të fatit nga qeveria.

“Nuk ka ujë, asgjë, kemi ecur 7 km në këmbë për të marrë bukë e ujë. Po kjo është turp. Tani në do presim se kemi ardhur që në 1 të natës, nuk mund të kthehemi. Radha as 500 metra nuk ka lëvizur, se dimë tani a do kalojmë apo jo. Kam bërë 10 km rrugë në këmbë, çfarë bëhet kështu, të gjithë po ikin në këmbë”,- deklaron një qytetar.

Në një reagim të fundit nga Ministria e Jashtme, njoftohet se pala greke ka njoftuar deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit: “Me qëllim përballimin e situatës dhe lehtësimin e lëvizjes që qytetarëve shqiptarë janë kontaktuar në vijimësi autoritetet greke të cilët kanë shtuar personelin shëndetësor në Pikën Kufitare të Kakavijës. Së fundi pala greke ka njoftuar se do të marrë masa the tjera për lehtësimin e situates deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit. Risjellim në vemendje se shtetasit shqiptarë mund ta kryejnë testin edhe në institucionet e licencuara shqiptare dhe ta përkthejnë përgjigjen në anglisht. Ky testim njihet edhe nga autoritetet greke dhe do ta lehtësonte më shumë situatën”.

SHKARKO APP