“Dështimi i Ramës me Negociatat, Holanda vendos veton për Shqipërinë”

Gazetari Vladimir Lame shprehet se Shqipëria ka dështuar me negociatat duke u ndarë përfundimisht nga Maqedonia e Veriut. Në një postim në Facebook, Lame shprehet se Holanda ka vendosur që konferenca e parë ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë të mos mbahet.

“Dështim total i ministrit Cakaj! Hollanda ka vendosur zyrtarisht veton për hapjen e negociatave me BE-në në muajin dhjetor duke e konsideruar hap të parakohshëm. Qeveria në Hagë ka hedhur poshtë kornizën negociatore të Komisionit Evropian duke i konsideruar jo bindëse rezultatet që raporton për Shqipërinë. Hollanda kërkon rivendosjen e dialogut politik per reformen zgjedhore dhe zbatimin e saj. Drite jeshile për Shkupin”,- shkruan gazetari i njohur Vladimir Lame në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?