Dështimi me negociatat, Basha: Dështim personal i Ramës
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në Korçë se dështimi me negociatat është dështim personal i kryeministrit Edi Rama.
”Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa nuk është një slogan por një punë e jashtëzakonshme. E kemi nisur këtë punë prej 30 vitesh, pot 5 vjet që kjo rrugë është bllokuar. Dështimi me negociatat është dështim personal i Ramës. Vetëm vitin e kaluar kanë ikur në emigracion 38 mijë të rinj. Modeli që po na qeveris është modeli i gabuar”.
Kreu demokrat nënvizoi se zotimi i PD-së është të kthejë shpresën dhe të ndërojmë këtu në Shqipëri të ardhmen tonë.
Basha foli edhe për arsimin, duke u shprehur se 120 milionë euro jepen për koncensione për 12 veta dhe nuk sjellin asnjë dobi, ndërsa do të mjaftonin 70 milionë euro për të bërë ndryshim në arsim. ”Ky është plani ynë. Mbështetje për universitet dhe për studentët në nevojë. Qeveria i ka mundësitë të paguajë taksën e studimit, por zgjedh që këto para tja japë 12 personave”.