Dështon sërish ‘drejtësia’ në Kuvend, mazhoranca nuk i mbledh votat. Opozita i jep një dorë qeverisë per buxhetin faktik
Për të dytën javë radhazi mazhoranca nuk ia del që të miratojë projektligjin e e vetëm të mbetur nga paketa ligjore për reformën në drejtësi. Bëhet fjalë për draftin “Për Organet e Qeverisjes së Gjyqësorit”, pjesë paketës ligjore që mbështet zbatimin e reformës kushtetuese, e cila sërish nuk u hodh në votim për shkak se mazhoranca nuk e bën dot kuorumin e nevojshëm prej 84 votash që projektligji që mundëson krijimin e Këshillit të Lartë të Gjyqësoprit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë të miratohet.
Ndërkaq, opozita vendosi ta mbështesë buxhetin faktik të vitit 2015 të qeverisë, i cili u miratua me 97 vota pro dhe asnjë kundër.
Po ashtu Kuvendi ka miratuar edhe pr/ligjet të cilat u shtynë nga seanca e kaluar.
Me 70 pro dhe 24 kundër miratohet Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10.142, datë 15.5.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar” (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
Me 71 pro, 1 kundër 22 abstenim miratohet Projektligji “Për ratifikimin e ndryshimit nr. 3 të kontratës financiare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve për terminalin e trageteve të portit të Durrësit” (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë absolute)
Me 91 pro asnjë kundër miratohet Projektligji “Për akuakulturën” (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë).
Përtej rendit zyrtar të punimeve, kohen me te madhe të debatit në parlament edhe sot e zunë diskutimet politike, kryesisht ato që lidhen me ceshtje nga aktualiteti, si kultivimi i kanabisit, pranimet e reja në universitete, etj. Kjo e fundit ishte dhe kryetema e diskutimeve nga deputetet nisur nga viti i ri akademik 2016-2017.
KOHA JONË SONDAZH

