Dështon takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Borrell: Janë përgjegjës nëse situata përshkallëzohet në veri të Kosovës

As në Bruksel nuk ka ulje të tensioneve dhe as marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se në bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për çështjen e targave nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell, i cili ftoi palët në takim, thotë se nuk është arritur asnjë marrëveshje. Borrell tha po ashtu se BE-ja ka paraqitur një propozim të cilin e ka pranuar Vuçiç, por që është refuzuar nga Kurti. “Fatkeqësisht ata nuk ranë dakord për një zgjidhje sot”, tha Borrell.

Për të, të dy krerët e dy vendeve do mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e negociatave si dhe për çdo përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës.

”Të dy mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e bisedimeve sot dhe për çdo përshkallëzim dhe dhunë që mund të ndodhë në terren. Ne parashtruam një propozim që presidenti Vuçiç e pranoi sot ndërsa kryeministri Kurti jo”.

SHKARKO APP