Detaje të reja nga arrestimi i Thoma Gëllçit: shpalli procedurën e tenderit para miratimit nga AMA
Zbardhen detaje te reja nga arrestimi i ish-drejtorit të radio-televizionit shqiptar, Thoma Gëllçi.
Sipas dosjes hetimore të SPAK, ai ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA dhe Bordi për hapjen e kanalit TVSH AGRO. Në tenderin për blerjen e pajisjeve si kamera etj., kanë qenë dy kompani EURO contact dhe TBS 96.
Anëtaret e KVO kanë shpallur TBS 96 fituese edhe pse kishte ofertë 20 mln më të lartë. Te dyja kompanitë kanë patur parregullsi në dokumentacion dhe duheshin skualifikuar.
Tenderi është zhvilluar në 2018 dhe procedura është shpallur 3 vite përpara se TVSH Agro të fillonte trasmetimin. Në 2021 TVSH Agro ka dalë në prova teknike. Përmes tenderit janë blerë pajisjet dhe janë përdorur ndërkohë.
Gëllçi dhe tre vartësit e tij janë arrestuar, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, dhe përkatësisht për tenderin që kap vlerën e 86 milionë lekëve pa TVSH.