Detaje të reja për Beqaj: Nuk ka parandaluar konfliktin e interesit
Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet që po kryen Prokuroria e Posaçme në lidhje me koncesionin e sterilizimit dhe ish-ministrin Ilir Beqaj.
Sipas gazetares Klodiana Lala, ish-ministri Beqaj nuk ka parandaluar konfliktin e interesit mes biznesmenit Ilir Rrapaj dhe ish-zëvendësministrit Klodian Rrapaj.
Po ashtu nuk ka konstatuar fryrjen e kostove nga ana e komisionit.
Kujtojmë se një ditë më parë SPAK dha njoftimin se është caktuar masa e sigurisë detyrim me paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë vendit për ish-ministrin Beqaj.