“Deti”, Malaj: Shqipëria s’duhet të reagojë ndaj Greqisë me qëndrime nacionaliste, ose do të pengohet dhe vonohet

Ish- ministri i Financave, Arben Malaj i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka diskutuar mbi Çështjen e detit dhe zgjerimin e kufirit detar të Greqisë me 12 milje në detin Jon.

Malaj thotë se Çështja e kufirit detar është sensitive, teksa kërkoi që Shqipëria mos reagonte me qëndrime nacionaliste.

Sipas tij nëse kjo ndodh, atëhere vetë Shqipëria do ta pësonte duke krijuar pengesa dhe vonesa. Malaj kujton se gjithsesi Greqia nuk ka vendosur veto për negociatat e Shqipërisë, dhe as po mendon për diçka të tillë.

”Kryeministri i Greqisë, Mitsotakis e bëri krenar vendin e tij në parlament. Kur mbajti qëndrim për Turqinë, por edhe zgjerimin detare me 12 milje në Jon. Ka ngjarje që mblidhet parlamenti, ose për reagim zyrtar. Që kjo deklaratë e kryeministrit grek ka këto mundësi, këto pamundësi. Janë Çështje sensitive. Nuk bëhet fjalë për kilometra, por për pasuri. Kur u nda zona mes Norvegjisë dhe Danimarkës, dy ministrat e financave kanë qenë bashkë dhe vendosën. Norvegjia ka naftë, për dreq aty ku ndahet pika Danimarka nuk ka. Mos krijohen qëndrime nacionaliste”, u shpreh Malaj.

Pyetja: Duket si shashkë e hedhur nga Greqia?

Arben Malaj: Ne duhet të reagojmë ose nëpërmjet ministrit të jashtëm, kryeministrit, presidentit. Pra janë disa institucione. Nëse nisim me folklorizëm, qëndrimet nacionaliste na vonojnë dhe pengojnë. Greqia deri tani s’na kanë vënë veton për negociatat. Nuk bllokojnë procesin. S’duhet të krijojmë pengesa. Ne vetpengohemi dhe vetbllokohemi. Dëshpëruese është që ishim vende unik që s’kemi probleme etnike, fetare, nacionaliste dhe prap kemi mbetur mbrapa

SHKARKO APP