“Deti” mes Greqisë e Shqipërisë, ministri grek: Presim largimin e Ilir Metës si president për ta zgjidhur çështjen në Hagë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka folur për mediat greke lidhur me vizitën e tij në në vendin tonë.

Në një intervistë për Radion ‘SKAI 100.3 FM’, ndër të tjera, Dendias është pyetur lidhur me çështjen e detit mes greqisë e Shqipërisë.

Në përgjigjjen e tij Dendias vuri në dukje se kjo çështje do të mund të merrte fund me largimin e Presidentit Ilir Meta nga posti i Presidentit.

Shqipëria ka bërë një zgjedhje të rëndësishme të paktën në kohën e kryeministrit Rama. Cila është ajo zgjedhje? Është Bashkimi Evropian, ligji evropian, acquis evropian dhe, rrjedhimisht, partneriteti me Greqinë. Kjo është politika e saj e vendosur.

Dhe duhen parë linjat e gjera të politikave dhe pozicionet e qëndrueshme në politikat e dikujt. Dhe Shqipëria është konsistente me të. Ajo ra dakord me ne që t’ia referojmë çështjen tonë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare.

Kjo nuk ka ndodhur ende pasi Presidenti nuk i ka dhënë autorizimin përkatës kryeministrit. Me sa duket, Shqipëria do të zgjedhë një President të ri brenda dy-tre muajve të ardhshëm. Pra, e gjithë kjo do të jetë e realizueshme që atëherë“, tha Dendias.

SHKARKO APP