”Deti” në Hagë, ish-komandanti Beja: Ky dorëzim i kryeministrit Rama…

Ish-Komandant i Forcave Ushtarake Detare, Vladimir Beja ka folur për çështjen e delimitimit të ujërave detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, çështje e cila është rënë dakord të zgjidhet në Gjykatë Ndërkombëtare. Beja e cilësoi “dorëzim” vajtjen e Shqipërisë në gjykatë për këtë çështje dhe mos-shfrytëzim të të gjitha rrugëve për arritjen e një marrëveshje.

“Nuk kemi të bëjmë me ngjarje të terrorizmit, apo krim ndaj njerëzimit siç ka qenë incidenti i Kanalit të Korfuzit, teksa sot jemi pikërisht më 22 tetor, ku 74 vite më parë ndodhi ky incident i tillë dhe drejtimi te Gjykata e Hagës më duket e habitshme, për të mos thënë se në diplomaci dhe politikë nuk ka asgjë të rastësishme, mund të jetë edhe një kërcënim, do t’iu çojmë atje ku ju [Shqipëria] keni humbur”,-u shpreh Beja për ”EuroNews”.

Për më tepër, ai kujton se Gjykata e Hagës e pati dënuar Shqipërinë për incidentin e pas-Luftës së Dytë Botërore. ”Ky dorëzim i kryeministrit, që e paska kërkuar vetë këtë për ta çuar në Gjykatë Ndërkombëtare vjen në një kohë të papërshtatshme pasi kemi një situatë të tillë që deklarimin nga Greqia për zgjerimin nga 6-12 milje në det e ka kritikuar rëndë nga sekretari i përgjithshëm OKB-së, i cili e ka quajtur të njëanshme”,-tha më tej.

SHKARKO APP