Dha jetën për të shpëtuar dy turistë në Shkodër, Benet Beci: Akti heroik i Arbenit u kthye në tragjedi

Ende vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të Arben Anamalit, kapitenit të anijes turistike në Shkodër, i cili u mbyt pasditen e djeshme në liqen, pasi arriti të shpëtonte dy turistë të huaj.

Forcat polumbare të FNSH-së, së bashku me punonjës të bashkisë po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të tij.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci thotë se fatkeqësisht akti heroik i kapitenit u kthye në tragjedi, ndërsa njofton se strukturat përkatëse do të jenë të angazhuara për të bërë të mundur gjetjen e trupit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky mëngjes është i trishtë për Shkodrën. Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së, në bashkëpunim me punonjës të Bashkisë Shkodër, po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes turistike në liqenin e Shkodrës, Arben Anamali. Strukturat do të jenë të angazhuara edhe gjatë ditës së sotme për të bërë të mundur gjetjen e trupit të Arbenit, kapitenit që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar turistët që po rrezikonin jetën. Fatkeqësisht, ky akt heroik u kthye në një tragjedi për të, për familjen dhe për të gjithë ata që e njohën. Jam pranë familjes Anamali në këto momente të vështira”, shkruan Beci.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?